Ngricat dhe rreshjet e dëborës kanë mbuluar gjithë territorin e Shqipërisë, i cili ndodhet nën ethet e stuhisë ‘Elpis’ prej disa ditësh. Autoriteti Rrogor Shqiptar ka njoftuar se gjatë natës ka pasur temperatura nën 0 gradë Celsius në të gjithë vendin, ndërkohë që në zonat malore termometri ka arritur deri në -20 gradë celsius pa krijuar probleme me qarkullimin e mjeteve. Kontraktorët me mjetet borëpastruese kanë qenë në terren dhe kanë bërë shpërndarjen e kripës në të gjitha akset nacionale për të evituar ngricat. Në akset Qafë-Thore Theth dhe Kukës-Shishtavec qarkullimi bëhet me zinxhirë, po punohet për pastrimin nga dëbora.