Vijon të pësojë përmirësim të mëtejshëm situata me pandeminë e koronavirusit në vendin tonë. Këtë të premte, sipas buletinit ditor të ministrisë së shëndetësisë, u regjistruan vetëm 28 raste të reja nga 846 testime të kryera, shifra infektimesh këto të përgjysmuara krahasuar me një ditë më parë. Ndryshe nga e enjtja ku kishim 53 pacientë të shëruar, në 24 orët e fundit 117 qytetarë kanë fituar betejën me sëmundjen e koronavirusit.