Gjatë vizitës së parë zyrtare të një kryeministri britanik në vendin tonë, kreu i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar sir Keir Starmer vizitoi edhe Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e Forcave të Armatosura, ku u prit nga ministri Mbrojtjes Pirro Vengu dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjenerallejtënat Arben Kingji.