Mazhoranca dhe opozita bashkuan votat per ta ulur Shqiperine ne tryezen e bordit te paqes, pas fteses se presidentit amerikan, Donald Trump. Tre amendamentet e Partise Demokratike u rrezuan me shumice votash. Te djathtet kerkuar qe ne vendimin e parlamentit te mos caktohej nominalisht emri i kryeministrit Edi Rama si perfaqesues i Shqiperise ne bordin e paqes. Karta e kesaj organizate nderkombetare thote se perfaqesimi mund te behet nga kreu i shtetit ose nga kryeministri, megjithate presidenti i republikes, Bajram Begaj autorizoi shefin e ekzekutivit per perfaqesim.