Top News – Shqetësuan banorët me muzikë të lartë, policia bllokon pajisjet audio në dy bare plazhi
21/07/2023 10:04

Shërbimet e Policisë, të angazhuara maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik. Monitorime të vazhdueshme për parandalimin e ndotjes akustike, me qëllim garantimin e qetësisë për pushuesit. Shqetësuan banorët duke gjeneruar muzikë shumë të lartë, mbrëmjen e djeshme, në dy beach bar-e në Dhërmi, pas ankesave të banorëve, Policia sekuestron pajisjet e muzikës në të dy beach bar-et. Procedohen penalisht 2 pronarët e këtyre subjekteve, për prishje të qetësisë publike. Shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi dhe të Komisariatit të Policisë Himarë, në kuadër të garantimit të një sezoni të sigurtë dhe të qetë, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:00, gjatë patrullimit në Dhërmi, kanë marrë telefonata nga pushuesit që ankoheshin për muzikën shumë të lartë që ishte kthyer në shqetësim të madh për ta. Pas ankesave, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dy beach bar-et me pronarë shtetasit G. P. dhe J. I., në të cilat po gjenerohej muzikë shumë e lartë. Në vijim të veprimeve procedurale, janë sekuestruar pajisjet që gjeneronin muzikë në këto subjekte dhe ka nisur procedimi penal për 2 pronarët e tyre, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”. Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të vijojnë të bashkëpunojnë me Policinë, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të përmbushim objektivin madhor, sezon turistik plotësisht të sigurtë, në interes të jetës së qytetarëve, pushuesve dhe turistëve, si dhe në interes të imazhit të vendit tonë.

Top Channel/ Bora “errëson” fermerët, pamjet e bukura i lënë vendin ngricës
01/04 22:59
Top Channel/ “Ambasada e SHBA: Irani mund të sulmojë Shqipërinë
01/04 22:50
Top Channel/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve
01/04 22:49
Top News- Irani në shënjestër Shqipërinë/ SHBA jep alarmin, mund të synojë të godasë MEK
01/04 21:07
Top Channel/ Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues
01/04 19:43
Top News – 25 për qind e tenderave u ankimuan. Problematikat e procedurave të prokurimit publik
01/04 17:31
Top News – Zaçaj ngjit shkallët në BSh. Emërohet zëvendësja e parë e guvernatorit Gent Sejkos
01/04 17:30
Top News – Rritje rekord në Shqipëri. Flotës së Aeroportit të Tiranës i shtohen 4 avionë të rinj
01/04 17:05
Top News – Transformimi i Aeroportit të Tiranës. Një portë e aksesueshme për qytetarët dhe bizneset
01/04 16:40
Top News – Lirohet nga detyra Klevis Qose. Qeveria emëron drejtorin e ri të burgjeve
01/04 16:23
Top Channel/ Kosova nderohet me Medalje Merite! Presidentja Osmani dekoron Dardanët
01/04 16:03
Top Channel/SPAK heton grupin kriminal, dy ish-zyrtarë në gjyq për punësimin e Shaljanit
01/04 16:01
Top Channel/ TIA ndryshon me investimet e reja, shtohen pasagjerët dhe ulen çmimet
01/04 15:56
Top Channel/ Ryanair bazë me 4 avionë, investon 400 mln USD në Tiranë, 4 mln pasagjerë në 2026
01/04 15:56
Top Channel/ Bie besimi në ekonomi për marsin! Industria, ndërtimi dhe shërbimet në rënie
01/04 15:48
Top News – Subvencion si në luftën e Ukrainës. Qeveria shqyrton skemën për transportin urban
01/04 15:47
Top Channel/81vite nga masakra e Tivarit,kërkohet zbardhja e plotë të eliminimit të 4400 shqiptarëve
01/04 15:47
Top Channel/ Rregullore për hapësirat publike, ka prioritet lëvizjen në trotuare para sezonit
01/04 15:31
Top Channel/ Berisha akuza për oligopolet, shënjestron Ramën për çmimet
01/04 15:28
Top News – Kundërshtojnë vendimin e Nokës. Demokratët e përjashtuar të Durrësit ‘mësyjnë’ selinë
01/04 15:04