Top News – Shpulla e Macron ‘u zhduk’ në Francë / Mediat e fshinë brenda 24 orësh, ndarje kulturore
28/05/2025 12:13

Një shtyrje apo një shpullë. Një klip i shkurtër që do të kishte dominuar lajmet amerikane për ditë të tëra, u transmetua në Francë vetëm për 24 orë dhe pastaj u zhduk. Kur një video virale u shfaq gjatë fundjavës që tregonte gruan e Presidentit Francez Emmanuel Macron, Brigitte, duke i shtyrë fytyrën pikërisht kur ai po bëhej gati të zbriste nga avioni gjatë një vizite në Vietnam, gazetat franceze reaguan vakët. Asnjë faqe e parë gazete franceze nuk e kishte atë mëngjesin e ditës tjetër. Kjo, me shumë gjasa, nxjerr në pah një ndarje kulturore midis Francës dhe Anglosferës, ka një besim të hershëm francez se jeta private e politikanëve duhet të mbrohet. Kjo traditë e ruajtjes së sekretit e mbajti të fshehtë vajzën e paligjshme të Presidentit François Mitterrand për vite me radhë. Kjo gjithashtu ka nënkuptuar një heshtje delikate rreth jetëve të tjera personale kontroverse, si rasti famëkeq i Dominique Strauss-Kahn. Arrestimi i ish-shefit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për akuza për sulm seksual në Nju Jork në vitin 2011 i dha fund papritur karrierës së tij politike, pikërisht kur ai po shfaqej si një kandidat kryesor presidencial. Të njëjtat rregulla të pashkruara dolën në pah në 2014, kur revista Closer publikoi foto të ish-Presidentit François Hollande duke hyrë në apartamentin e një miku, ku thuhet se po takohej me aktoren Julie Gayet. Në atë kohë, Gayet ishte e dashura e tij, edhe pse ai ende kishte një partnere me të cilën bashkëjetonte. Historia shkaktoi trazira, por zyra e Hollande dënoi "shkeljen e privatësisë" dhe media shpejt u tërhoq. Kështu, kur videoja e Macron filloi të qarkullonte, reagimi fillestar i medias ishte i shpejtë, por jetëshkurtër. Mediat franceze e transmetuan klipin, e analizuan shkurtimisht dhe vazhduan më tej. Marrëdhënia e Macron me Brigitte ka qenë në fakt gjithmonë e pazakontë. Ata u njohën kur ai ishte vetëm 15 vjeç dhe ajo ishte mësuesja e tij e dramës në një shkollë private në Amiens. Ajo ishte 24 vjet më e madhe, e martuar dhe nënë e tre fëmijëve. Nisi si marrëdhënie mësues-nxënës por u kthye në dicka më të madhe. Por duket se edhe në francë, vija ndarëse mes publikes e privates, po zbehet dhe mediat sociale po luajnë rolin vendimtar. Prej kohësh në to ka qarkulluar edhe një teori konspirative, sipas të cilës zonja e parë e francës është burrë. Zonja e parë ka paditur dy gra për përhapjen e këtyre zërave, dhe ka fituar. Por kjo ka sjellë edhe një reagim nga presidenti. Ai foli për temën në 2024, duke thënë se pjesa më e keqe e të qenit president është të përballesh me "informacione të rreme dhe histori të sajuara". "Njerëzit përfundojnë duke i besuar ato, dhe kjo të prish jetën ", tha Macron.

Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19