Mediat serbe kanë raportuar se një delegacion nga Beogradi, i udhëhequr nga kryenegociatori serb Petar Petkoviq, ka mbërritur mbrëmjen e së mërkurës në Brukseli. Këtë të enjte, Petkoviç pritet të marrë pjesë në një raund të ri dialogu me palën e Kosovës, nën ndërmjetësimin e Bashkimi Evropian. Takimi do të zhvillohet pas vizitës së Sorensenit në Prishtinë dhe Beograd javën e kaluar dhe mësohet se i dërguari i bllokut do të zhvillojë bisedime të ndara me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, si dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq. Më pas pritet edhe një takim trepalësh mes tyre. Mediat shkruajnë se, delegacioni i Beogradit do të insistojë në mënyrë të veçantë në formimin urgjent të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, teksa pretendojnë “pozicionin e vështirë të popullit serb në Kosovë”.