Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e të enjtes në malin e Shpiragut, shumë pranë zonës ku kompania Shell ka gjetur burime të mëdha nafte. Zjarri po përhapet me shpejtësi, I ndihmuar edhe nga era dhe thatësira në zonë, teksa dhjetëra zjarrfikës kanë mbërritur dhe po punojnë me flakët. Zjari ka rënë në një terren të vështirë, ku është e opamudnur të futen makinat zjarrfikëse, ndaj edhe punonjësit e këtij reparti po luftojnë me flakët me mjete rrethanore, duke u përpjekur që të mos lejojnë përhapjen e tyre.