Një shef i njohur kuzhine në Paris, Alain Ducasse, po teston një ide të re në njërin nga restorantet e tij: një sistem pastrimi të ajrit i cili mundëson qëndrimin normal në tryezë, pa qenë nevoja të largohen shumë tavolinat nga njëra tjetra, duke i krijuar kështu njerëzve ndjesinë e normalitetit e duke i lejuar njëkohësisht dhe atij vetë, që të mos shtojë koston.