Policia e Shijakut ka shpallur në kërkim tre shtetas për kultivim lëndësh narkotike, si dhe ka arrestuar dy elektriçistë të OSHEE, si të implikuar në këtë skemë. Nga informacionet e marra në rrugë operative, efektivët e policisë kryen kontrollet në një banesë në Shijak. Si rezultat i hetimeve u konstatua një “shtëpi bari” në Shijak. Kjo formë kultivimi kanabisi përdoret gjerësisht në Britaninë e Madhe, por po gjen zbatim edhe në Shqipëri. Në vendngjarje u evdentua se këta shtetas kishin përshtatur banesën me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike si dhe kishin ndërhyrë në matësin e energjisë elektrike.