Polumbarët e forcave RENEA lokalizuan dhe nxorrën nga ujërat e liqenit të Shkodrës, Arben Anamalin, kapiteni i anijes turistike që u mbyt të martën në përpjekje për të shpëtuar dy turistë të huaj. 51-vjeçari, baba i dy fëmijëve drejtonte varkën e vënë në shërbim të turistëve të huaja nga ana e Bashkisë së Shkodrës.