Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia në kuadër të hetimeve për ngjarjen e ndodhur më 18 korrik në një lokal të Rrugës së Durrësit, ku u vendos një sasi e konsiderueshme lënde plasëse. Hysni Lila, banues në Lushnje, është identifikuar si një prej personave të dyshuar për përfshirje në këtë ngjarje kriminale. Nga hetimet intensive ka rezultuar se motomjeti i përdorur për vendosjen e eksplozivit ishte në pronësi të tij. Më tej, dyshohet se ai ia ka dhënë këtë mjet autorit kryesor të ngjarjes.