Policia ka tashmë një të arrestuar, pak ditë pas shpërthimit tragjik në Lushnje që la pas dy viktima dhe shtatë të plagosur. Bëhet me dije se është vënë në prangat e policisë Leonard Gjinin, 32 vjeç, nën akuzën për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me pasoja të rënda. Dyshohet se ky shtetas, me mosveprimet e tij, duke qenë i autorizuar për kryerjen e ndërtimit të kapanonit, sipas kontratës së sipërmarrjes, ka lejuar kryerjen e punimeve, pa respektuar regulloret përkatëse të sigurimit teknik, të disiplines teknike të mbrojtes në punë dhe nuk ka marë masa për zbatimin e punimeve.