Shpërthime të fuqishme kanë tronditur banorët e zonës së Porto Romanos në Durrës mëngjesin e së shtunës. Sipas të dhënave mësohet se ngjarja ka ndodhur në një pikë gazi, ku kanë shpërthyer disa bombola. Fatmirësisht nga shpërthimet nuk ka pasur persona të lënduar, ndërkohë që banorët e zonës që ndodheshin pranë pikës së gazit janë larguar menjëherë, teksa flasin për frikën e panikun e krijuar.