Policia greke ka zbardhur dy raste të vendosjes së eksplozivit në Athinë dhe ka identifikuar dhe arrestuar autorët. Rasti i parë ka të bëjë me vendosjen e një eksplozivi pranë një karburanti më 8 mars të këtij viti në Pire. Shpërthimi i fortë shkaktoi dëme të shumta në karburant dhe në automjetet që ishin parkuar afër vendit të shpërthimit.