Rreth orës 03:40 minuta një shpërthim i fuqishem është dëgjuar në lagjen “Tom Kola”. Një sasi lënde plasëse që dyshohet si tritol i është vendosur derës së banesës së shtetases Frida Sala. Shpërthimi ka dëmtuar derën kryesore dhe një makinë të parkuar. Në momentin e shpërthimit, në shtëpi kanë qenë të gjithë familjarët. Nga kamerat e sigurisë dallohet një person me motor i cili hedh lëndën plasëse dhe largohet. Familjarët nuk njihen si persona problematikë.