Një shpërthim me eksploziv është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës në zonën e Komunës se Parisit në Tiranë, në një biznes në pronësi të një personi nga Kukësi. Sic bën me dije policia, ky biznes i është ne pronësi të shtetasit me inicialet A.C. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit dhe bëhet fjalë për një sasi të vogël eksploziv të vendosur që ka shpërthyer pranë biznesit, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.