Pika e skrapit pranë fabrikës Kurum në Elbasan është përfshirë nga flakët paraditen e së hënës. Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Retë e tymit kanë “pushtuar” qytetin e Elbasanit. Nga zjarri nuk ka të lënduar, ndërkohë mendohet se ka rënë si pasoje e vajrave dhe mbetjeve që mund të digjen.