Vendet me shumicë myslimane shprehën të premten zemërim pas përdhosjes së një kopjeje të Kuranit në Suedi. Shumë prej tyre madje kanë dalë nëpër rrugë për të shprehur zemërimin e tyre. Në Iran, Irak dhe Liban, protestuesit planifikuan demonstrata pasi policia suedeze lejoi një protestë të enjten, në të cilën një i krishterë irakian që jetonte në Stokholm shkelmonte dhe shkelte me këmbë një Kuran, librin e shenjtë të Islamit, jashtë ambasadës së Irakut. Kryeministri i Irakut Shia al-Sudani ka urdhëruar dëbimin e ambasadorit suedez nga Iraku dhe tërheqjen e të ngarkuarit me punë të Irakut nga Suedia.