Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në Kosovë, ku nëntë persona janë lënduar nga shpërthimi i një granate dore në tregun e kafshëve në Prizren. Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës e cila deklaroi se të gjithë të lënduarit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit. Bëhet me dije se tre të dyshuarit janë identifikuar dhe janë në kërkim policor, për tu vënë në pranga dhe përballur me akuzën.