Këngëtarja e famshme, Jessie J, ka folur hapur për shëndetin e saj që është përkeqësuar me kalimin e kohës. Ylli i hitit “Bang bang” ka treguar se sëmundja e quajtur “Meniere” ka nisur t’i prekë edhe zërin. Jessie J ka bërë një postim në profilin e saj në "Instagram", ku tregon se ka qarë në mënyrë histerike kur kuptoi se çfarë impakti kishte sëmundja në shëndetin e saj. Së bashku me një video të saj duke kënduar “Purple Rain” në një konkurs në Kinë, ajo rrëfehet: “Dje provova të këndoja një këngë, që zakonisht e këndoj shumë lehtë, por nuk mundesha. Problemi që kam nuk është zëri im, por po prek zërin tim.