Top News – Shpërthen mali, alarm maksimal / Hiri vullkanik mbulon gjithçka, frikë në Indonezi
15/01/2025 15:25

Një vullkan në ishullin lindor të Indonezisë, Halmahera, shpërtheu të mërkurën në mëngjes duke nxjerrë një re hiri katër kilometra të lartë dhe duke detyruar autoritetet të rrisin nivelin e alarmit në zonat përreth, duke e cuar atë në nivelin më të lartë, thanë zyrtarët. Mali Ibu shpërtheu në orën 07:11 të mëngjesit sipas orës lokale, tha në një deklaratë agjencia e vullkanologjisë në vend. Retë e hirit gri u ngritën në qiell. Banorët dhe turistët janë ndaluar të afrohen në një rreze prej të paktën 5 kilometrash nga krateri. Mali Ibu shpërtheu gjithashtu edhe të martën pasdite, duke nxjerrë një re hiri vullkanik tre km të lartë. Janë rreth 13,000 banorë që jetojnë pranë vullkanit, tha një zëdhënës i agjencisë së fatkeqësive natyrore në Indonezi. Megjithatë, deri më tani nuk ka një plan për evakuimin e banorëve. Aktivitetet e malit Ibu, pasojnë një seri shpërthimesh të vullkaneve të ndryshme në Indonezi, vend ky që ndodhet në të ashtuquajturën "Unazën e Zjarrit" të Paqësorit dhe ka 127 vullkane aktive. Ibu pati një seri shpërthimesh vitin e kaluar. Në maj 2024, vullkani detyroi evakuimin e njerëzve që jetonin në të paktën shtatë fshatra rreth tij.

Top Channel/ Bora “errëson” fermerët, pamjet e bukura i lënë vendin ngricës
01/04 22:59
Top Channel/ “Ambasada e SHBA: Irani mund të sulmojë Shqipërinë
01/04 22:50
Top Channel/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve
01/04 22:49
Top News- Irani në shënjestër Shqipërinë/ SHBA jep alarmin, mund të synojë të godasë MEK
01/04 21:07
Top Channel/ Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues
01/04 19:43
Top News – 25 për qind e tenderave u ankimuan. Problematikat e procedurave të prokurimit publik
01/04 17:31
Top News – Zaçaj ngjit shkallët në BSh. Emërohet zëvendësja e parë e guvernatorit Gent Sejkos
01/04 17:30
Top News – Rritje rekord në Shqipëri. Flotës së Aeroportit të Tiranës i shtohen 4 avionë të rinj
01/04 17:05
Top News – Transformimi i Aeroportit të Tiranës. Një portë e aksesueshme për qytetarët dhe bizneset
01/04 16:40
Top News – Lirohet nga detyra Klevis Qose. Qeveria emëron drejtorin e ri të burgjeve
01/04 16:23
Top Channel/ Kosova nderohet me Medalje Merite! Presidentja Osmani dekoron Dardanët
01/04 16:03
Top Channel/SPAK heton grupin kriminal, dy ish-zyrtarë në gjyq për punësimin e Shaljanit
01/04 16:01
Top Channel/ TIA ndryshon me investimet e reja, shtohen pasagjerët dhe ulen çmimet
01/04 15:56
Top Channel/ Ryanair bazë me 4 avionë, investon 400 mln USD në Tiranë, 4 mln pasagjerë në 2026
01/04 15:56
Top Channel/ Bie besimi në ekonomi për marsin! Industria, ndërtimi dhe shërbimet në rënie
01/04 15:48
Top News – Subvencion si në luftën e Ukrainës. Qeveria shqyrton skemën për transportin urban
01/04 15:47
Top Channel/81vite nga masakra e Tivarit,kërkohet zbardhja e plotë të eliminimit të 4400 shqiptarëve
01/04 15:47
Top Channel/ Rregullore për hapësirat publike, ka prioritet lëvizjen në trotuare para sezonit
01/04 15:31
Top Channel/ Berisha akuza për oligopolet, shënjestron Ramën për çmimet
01/04 15:28
Top News – Kundërshtojnë vendimin e Nokës. Demokratët e përjashtuar të Durrësit ‘mësyjnë’ selinë
01/04 15:04