Territori francez i Kaledonisë së re në Paqësor, është "nën rrethim", tha kryebashkiakia e kryeqytetit të tij, pas disa ditësh trazirash që lanë gjashtë persona të vdekur. Kryebashkiakia e Nouméa-s Sonia Lagarde tha se shumë ndërtesa publike në arkipelag ishin djegur dhe se, pavarësisht mbërritjes së qindra përforcimeve të policisë, situata ishte "larg kthimit në qetësi".