Top News – Shpërthen Kina, sfidon Trumpin / Rritja ekonomike mbi pritshmëritë, pavarësisht tarifave
15/07/2025 12:36

Ekonomia e Kinës ka shënuar rritje më të mirë nga sa pritej, pavarësisht tarifave të SHBA-së dhe krizës së gjatë në tregun e pronave që kanë ndikuar në ngadalësimin e saj. Sipas të dhënave zyrtare, ekonomia e Kinës u rrit për 5.2% në tremujorin që përfundoi në qershor, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo rritje është pak më e lartë se parashikimi i ekonomistëve prej 5.1%, por më e ulët se në tremujorin e mëparshëm. Ekonomia e dytë më e madhe në botë e shmangu një rënie të madhe, pjesërisht falë masave të marra nga Qeveria dhe një marrëveshjeje të dobët tregtare me SHBA-në. Ekonomia “ka përballuar presionin dhe ka përparuar me qëndrueshmëri, pavarësisht sfidave”, tha përmes një deklarate Zyra Kombëtare e Statistikave e Kinës. Sipas zyrtarëve, rritja ekonomike u mbështet nga një rritje prej 6.4% në prodhim, falë kërkesave më të mëdha për pajisje printimi 3D, makina elektrike dhe robotë industrialë. Sektori i shërbimeve në vend, që përfshin transportin, financat dhe teknologjinë, gjithashtu pati rritje. Megjithatë, disa ekonomistë presin që Kina të mos e arrijë objektivin e saj vjetor të rritjes prej “rreth 5%” këtë vit. Lufta tregtare mes presidentit të Kinës, Xi Jinping, dhe presidentit amerikan, Donald Trump, bëri që SHBA-ja të vendoste taksa prej 145% mbi importet kineze. Pekini u përgjigj duke vendosur taksa 125% mbi disa mallra amerikane. Këto taksa u ndaluan përkohësisht pas bisedimeve në Gjenevë dhe Londër. Tani, të dyja vendet kanë kohë deri më 12 gusht për të arritur një marrëveshje tregtare afatgjatë. SHBA-ja ka vendosur taksa të larta edhe ndaj vendeve që kanë lidhje të ngushta ekonomike me Kinën.

Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04