Një aksident ka ndodhur në minierën në Bulqizë, me pasojë plagosjen e tre minatorëve. Të aksidentuarit, Rrahim Karaj, Asllan Çakalli dhe Trifon Snalla kanë marrë djegie të rënda, të shkallës së tretë. Ngjarja ndodhi në nivelin e 17 të minierës dhe paraprakisht dyshohet se shkak i këtij aksidenti është shpërthimi i gazit.