Shtetet në Evropë pothuajse kanë dyfishuar importet e tyre të armëve kryesore në mes viteve 2014-2018 dhe 2019-2023. Sa u përket eksporteve, Shtetet e Bashkuara dhe Franca kryesojnë, ndërkaq eksportet e Rusisë kanë shënuar rënie. Kështu u tha në raportin e të Institutit Ndërkombëtar për Kërkim të Paqes (SIPRI), të publikuar më 11 mars. Sipas raportit, SHBA-ja ka arritur eksportet e saj të armëve për 17 për qind mes viteve 2014-2018 dhe 2019-2023.