Një bombul gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “ 1 Maji” në Fier. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve. Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar ndërkohë qe policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve. Ngjarja ka alarmuar edhe fqinjët të cilët i kanë ardhur në ndihmë situatës me mjete rrethanore.