Shërbimet e policisë vijojnë të kenë në fokus identifikimin dhe arrestimin e personave të cilët shesin lëndë narkotike pranë shkollave dhe gjimnazeve. Në Lezhë u arrestua një 28 vjecar, i cili sipas policisë, shpërndante lëndë narkotike kryesisht pranë shkollave, duke krijuar rrezik për sigurinë e nxënësve.