Një 47 vjecar u arrestua nga policia, nën akuzën se shpërndante lëndë narkotike të llojit kanabis në Lushnje e Divjakë. Anil Canka u ndalua nga forcat e policisë në vendin e quajtur "Pushimi i shoferit", ndërkohë që po udhëtonte me automjetin e tij, në të cilin, gjatë kontrollit, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në qindra doza, gati për shitje.