Një 24-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Kasmil. Sipas forcave blu ky shtetas shpërndante lëndë narkotike kanabis në doza. Gjatë kontrollit fizik ndaj 24-vjeçarit Dhimitri Guxo dhe kontrollit në automjetin e tij, është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis e ndarë në doza të gatshme për shitje. Dhimitri Guxo, banues në Gjirokastër, u arrestua për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.