Tre persona janë arrestuar nga policia në qytetin e Korçës dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Policia thotë se ata ishin pjesë e një grupi kriminal prej 14 personash që shpërndanin drogë në afërsi të shkollave dhe lokaleve. Personat e arrestuar janë Donadel Agolli 31 vjeç, Redion Gjata 33 vjeç dhe Sajmir Suvaria 33 vjeç. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: 180 gramë kokainë, 40 gramë hashash, 1 peshore elektronike, 2 automjete, 13 celularë, 1 mijë euro dhe 30 mijë lekë.