Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dekretoi shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e nëntë të tij, pas dështimit të krijimit të qeverisë edhe nga i mandatuari i dytë, Glauk Konjufca. Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj e konsideroi lajm të keq shpërndarjen e kuvendit. Ai tha se “kjo tregon paaftësi dhe panjohuri sesi ndërtohet shteti”. Pas takimit me presidenten Osmani, Fatmir Limaj u shpreh se tani është koha për një lidership ndryshe. “Koha është që të ketë një alternativë ndryshe që të jep shpresë për ndryshime”, tha ai.