Bashkimi Europian ka nisur zhbllokimin e rreth 50% të ndihmës financiare për Kosovën me heqjen e mëtejme të masave ndëshkuese ndaj vendit, në prag të samitit BE-Ballkani Perëndimor. Vendimi erdhi pas rotacionit të qetë të pushtetit në katër komunat veriore të vendit dhe largimit të policisë nga ndërtesat komunale. Sipas mediave në Kosovë, heqja e masave përkthehet me lirimin e rreth 216 milionë eurove për vendin.