Dhjetëra ndërhyrje që nga 2012, kanë ndihmuar në largimin e fëmijëve nga duart e mafies në kalabri, rajonin jugor të italisë, dhe disa herë, ata janë distancuar nga familjet që i përkisnin ndranghetës, një prej mafieve më të fuqishme në botë. Skema, sic thotë themeluesi i saj, gjykatësi i minorenëve Roberto di Bella, besohet se është një nga të parat e këtij lloji dhe ka si qëllim të pengojë fëmijët e rrezikuar, të ndjekin prindërit e tyre në jetën e krimit të organizuar.