Shqiptarët nuk kursehen aspak kur bëhet fjalë për të ndërtuar, sidomos banesa, duke ia kaluar çdo shteti tjetër të Europës. Eurostat llogarit se shpenzimet nominale për 2022-n, për Shqipërinë ishin sa 18.8% e PBB-së, nga 11.3% që është mesatarja e Bashkimit Europian. Sipas Monitor, në këto nivele, Shqipëria renditet e para në Europë.