Top News – Shpallet nongrata zyrtari i UNMIK-ut / Kosovë, shtetasi rus ‘cënoi sigurinë kombëtare’
31/12/2021 14:34

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla e ka shpallur non grata një zyrtar rus të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë UNMIK. Sipas njoftimit të ministres, vendimin e ka marrë me kërkesë të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. “Vendimi është marrë për shkak të veprimtarisë së tij të dëmshme, e cila ka cenuar sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës. Njëkohësisht kam njoftuar institucionet ligjzbatuese dhe autoritetet përkatëse për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftimin e ministres. Ajo ka shtuar se “Institucionet e Republikës së Kosovës mbeten të vendosura në betejën kundër ndikimit malinj të Federatës Ruse dhe përfaqësuesve e satelitëve të saj në rajon”. “Republika e Kosovës do të vazhdojë të bashkëpunojë edhe më ngushtë me aleatët e saj ndërkombëtarë, e sidomos me ata amerikanë, evropianë dhe me NATO-n, për të penguar çdo përpjekje destabilizuese të Federatës Ruse në rajonin tone”, thuhet në njoftim. Ministrja nuk ka dhënë detaje të tjera në lidhje me zyrtarin e shpallur non grata. Rikujtojmë se më 22 tetor të këtij viti Kosova ka urdhëruar dëbimin e dy diplomatëve rusë, duke akuzuar Moskën për aktivitete “destabilizuese”. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kishte njoftuar se diplomatët janë urdhëruar të largohen nga vendi.

Top News- KQZ nuk certifikon Listën Serbe/ Partia përjashtohet nga zgjedhjet lokale të tetorit
21/08 20:15
Top News- ‘Ngërçi’ i konstituimit të Kuvendit/ Ambasada amerikane në Prishtinë thirrje politikës
21/08 19:00
Top News- Serbi pranon fajin për nxitje të përçarjes/ Gjykata e Kosovës i zëvendëson burgun me gjobë
21/08 18:00
Top News- Zvarritja e konstituimit të Kuvendit/ Zyra e BE në Prishtinë: Të kryhet sa më shpejt
21/08 14:14
Top Channel/ Kosova “lodh” BE-në, zyra e Prishtinës: Konstituoni shpejt Kuvendin!
21/08 11:15
Top News- PDK kusht Kurtit për kryeparlamentarin/ Limaj kërkon marrëveshje, LDK kundër VV
20/08 18:09
Top Channel/ Kosovë, kreu i Kuvendit: VV propozon Gërvallën, plasin të qeshurat në sallë!
20/08 14:43
Top News- Mjekë me diploma false në Kosovë/ Shtohen denoncimet, autoritetet rapotojnë për raste
20/08 13:12
Top News- Deputetët shpërfillin Kushtetuesen/ Dështon konstituimi i Kuvendit, s’ka dakordësi
20/08 12:45
Top News- Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK/ Më 15 shtator mbrojtja do të nis me paraqitjen e provave
19/08 14:06
Top News- Kuvendi i Kosovës mblidhet të mërkurën/ Votim i hapur për kryetarin, ultimatumi i GJK
19/08 12:04
Top Channel/ Thaci në Hagë, seancë për përgatitjen e mbrojtjes: Specialja i ndalon vizitat!
19/08 12:02
Top Channel/ Kosovë, 30 ditë për kuvendin/ Publikohet aktgjykimi i kushtetueses
18/08 20:11
Top Channel/ Kurti “ul tonet”: Gjithmonë i kemi respektuar aktgjykimet e Kushtetueses!
18/08 15:19
Top News- Vr*sja e trefishtë në Gjilan/ Zhduken autorët, ekspertët: Të kërkohet ndihma e EULEX
18/08 12:06
Top News- Tragjedia me tre viktima në Gjilan/ Autorët pa gjurmë, ku janë përqëndruar hetimet!
17/08 12:58
Top News – Rritet interesi për gjuhën shqipe. Seminari ndërkombëtar në Prishtinë, 150 pjesëmarrës
17/08 11:11
Top News – Serbia do çojë ‘prova’ në Hagë. Vendimi i gjykatës kundërshtohet, specialja sqaron
17/08 08:00
Top News – KEDS nis këputjen e telave. Bizneset në treg të lirë energjie, nis zbatimi i vendimit
16/08 23:00
Top Channel/ Kosovë, përgatitjet për zgjedhjet lokale: Si procedohet me votuesit nga jashtë!
16/08 14:57