Ministria e Jashtme e Holandës njoftoi se do t’u ndalojë hyrjen në vend dy ministrave izraelitë të ekstremit të djathtë për shkak të situatës së rëndë humanitare në Gaza. Kjo ndalesë dhe masa të tjera u bënë publike përmes një letre që ministri i Jashtëm holandez i dërgoi ligjvënësve të hënën në mbrëmje, duke thënë se “lufta në Gaza duhet të ndalet”.