Edhe pse deputetët e opozitës vijuan skenarin e dhunës nëpër ambientet e kryesisë së Kuvendit, duke mos lejuar zhvillimin normal të punës parlamentare, mbledhja e Konferencës së Kryetarëve nisi në orën 13:00. Ndërkohë që Ministri i Ekonomisë Ervin Mete, po bën prezantimin e projektligjit për buxhetin 2024, jashtë dëgjohen thirrje nga deputetët e opozitës.