Policia po vijon hetimet lidhur me konfliktin mes 39-vjeçarit nga Shijaku dhe 22-vjeçares nga Venezuela, megjithatë ende nuk ka të ndaluar. Në dëshmitë e tyre në polici, të dyja palët kanë deklaruar se kishin një raport intim mes tyre, duke mohuar dyshimin se ky raport është ofruar kundrejt pagesës.