Detaje të reja janë zbardhur nga vendimi i Gjykatës së Lartë për lënien në burg të ish agjentit të Forcave Operacionale Jeton Lami, i cili u identifikua në disa pamje filmike, ku ishte në shoqërinë e të shumëkërkuarit të drejtësisë Ervis Martinaj. Në vendimin e Gjykatës së Lartë jepen detaje lidhur me jetën që bënte 41 vjecari Ervis Martinaj, dëshminë e Jeton Lamit për njohjen me të, por tregohen dhe detaje nga dëshmia e ish miss Shqipëria Sadete Kokomani.