Top News – Shoqërohet në polici Florenc Hoxha/ U konfliktua me një preson në zonën e Vaqarrit
22/04/2021 11:24

Policia ka shoqëruar Florenc Hoxhën, një eksponent të njohur të PD-së, i cili aktualisht është angazhuar në të ashtuquajturit grupet për mbrojtjen e votës nga partia më e madhe e opozitës. Ish-drejtori i Policisë Bashkiake të Tiranës Florenc Hoxha është proceduar penalisht nga Policia, për shkak se ka qenë pjesë e një konflikti me një shtetas tjetër në zonën e Vaqarrit në Tiranë, mesditën e së mërkurës. Hoxha është konfliktuar me shtetasin Bledar Goga, i cili kishte një makinë me ushqime, dhe do t’i shpërndante për banorët e zonës. Sipas ish-zyrtarit të PD-së i cili është pjesë e fushatës së demokratëve, ushqimet po shpërndaheshin me qëllim blerjen e votave, dhe joshjen e qytetarëve, ndërkohë që socialistët pretendojnë se ato ishin për besimtarët myslimanë, në kuadër të muajit të Ramazanit. Hoxha i ka bllokuar fillimisht rrugën me makinë shtetasit Goga, dhe më pas dyshohet se janë zënë me grushte me njëri-tjetrin. Pas ngjarjes Goga ka braktisur mjetin me ushqime, të cilat më pas sipas kandidatit për deputet Belind Këllici, u fshehën pranë komisariatit numër 6 në Tiranë. Materialet u referuan në Prokurori, qofte për Hoxhën, ashtu edhe për pretendimet e PD për blerje votash. Ndërkohë që mësohet se administratori i zonës së Vaqarrit, Gentian Myrta në një reagim në Facebook shkruan se Florenc Hoxha ndaloi një vakt iftar për Ramazan për shpërndarjen e ushqimeve. Këto pako me ushqime ishin të shoqatës Firdeus. “100 banorë të lagjes Ibra, në Vaqarr, sot presin të çelin iftarin, falë dhe bujarisë së shoqatës Firdeus. Por dhuna e ushtruar nga Florenc Hoxha dhe “krushqit e tjerë të inatosur” të shpurës së Dhëndërrit Basha, ndaj djemve shërbëtorë, e ka ndaluar shpërndarjen e ushqimit. Marrëzia e Presidentit nuk ka fund. Si mundet t’u mohosh besimtareve bujarinë e Zotit? Apo edhe iftari duhet shpërndarë me dekret presidencial?”, shkruan Myrta.

Top Channel/ Tryeza plot, shtëpia bosh: Familjet në Dropull festojnë në vetmi, fëmijët emigrojnë
24/12 23:37
Top Channel/Fundi i luftës, SHBA-Ukrainë marrëveshje, Moska pa përgjigje, Zelensky gati referendum
24/12 23:36
Top News- Braho zotohet për ‘qasje të ashpër’, mesazh politikanëve të korruptuar e kriminelëve
24/12 21:54
Top Channel/ Tragjedi në Mesdhe, 116 emigrantë humbin jetën, vetëm një i mbijetuar
24/12 20:16
Top Channel/ Radhë 7 km në Kakavije, kthimi i emigrantëve në atdhe, fluks në kufi me Greqinë
24/12 20:16
Top News- Bllokohen 5 tonë djathë e 944 kg fileto pule, s’kishin etiketë shqip/ Gjobitet subjekti
24/12 20:14
Top News- Banesa merr zjarr tek Plazhi i Vjetër, flakët “përpijnë” gjithçka
24/12 20:13
Top Channel/ Universitetet,10 mijë vende bosh! Raporti: Sudentët me mesataren më të lartë,te privati
24/12 19:55
Top Channel/ Premtimi i Ramës tek Onkologjiku: 15 mln euro ekstra për barnat, kimio në rrethe!
24/12 19:51
Top Channel/ Zjarr në lagjen “1 Maji” në Vlorë, shkrumbohet plotësisht banesa
24/12 19:48
Top Channel/ Kokainë në lokale e taksi, 33 fletë-arresti për shpërndarësit e drogës në Tiranë
24/12 19:47
Top Channel/ Lirohen protestuesit, gjykata i lë pa asnjë masë sigurie
24/12 19:44
Top News – Liderët e mjekësisë estetike/ VAANMED dhe Frontera zgjerojnë bashkëpunimin për 2026
24/12 18:43
Top News- 48 pako kanabis të fshehura në shasinë/ Arrestohet 30 vjeçari, në kërkim organizatori dhe…
24/12 17:15
Top News – Shpërndanin drogë nëpër Tiranë. ‘Labirinti’ arreston 27 persona, 6 të tjerë në kërkim
24/12 15:42
Top Channel/ Kaos me trafikun në Kakavijë, emigrantët drejt atdheut për festat
24/12 15:35
Top Channel/ Nga burgu në burg, u kap në shtëpi bari në Angli, por kërkohet edhe nga Shqipëria
24/12 15:27
Top Channel/ Investimet në QSUT, Rama sheh nga afër punimet: Transformim spitalit
24/12 15:25
Top News – Lirohen protestuesit e PD. Gjykata e Tiranës rrëzon arrestimin e policisë
24/12 15:23
Top Channel/ “Vendosni maskat, vaksinohuni”! Shumë të prekur nga Gripi. Rekomandimi i mjekëve
24/12 15:23
DIGITALB DIGITALB