‘Shok, me siguri nesër përfundon’, është mesazhi që Granit Plava I dërgoi Naim Murselit një natë para vrasjes, është zbuluar nga gjykatësja në seancën e mbajtur këtë të mërkurë. Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka vazhuar seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, për të cilën i dyshuari kryesor është bashkëshorti i saj, Naim Murseli dhe dy shtetasit e tjerë Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava.