Top News – Shoigu “fluturon” mbi luftë / Inspekton trupat nga qielli, me helikopter mbi Ukrainë
18/12/2022 14:18

Ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu, inspektoi trupat e vendit të përfshira në atë që moska vazhdon ta quajë operacion të posacëm ushtarak në Ukrainë – tha ministria e mbrojtjes të dielën. “Shefi i ushtrisë ruse fluturoi mbi zonat ku janë dislokuar trupat dhe kontrolloi pozicionet e avancuara të njësive ruse në zonën e operacionit të posacëm ushtarak”, tha ministria në aplikacionin e mesazheve Telegram. Moska e quan pushtimin e saj të Ukrainës, një operacion të posacëm ushtarak për të demilitarizuar dhe denazifikuar fqinjin e saj. Kievi dhe aleatët e konsiderojnë një akt të paprovokuar pushtimi. Ministria tha në deklaratë se Shoigu foli me trupat në vijën e frontit dhe në një pikë komande, por nuk është bërë e qartë se kur ishte zhvilluar vizita dhe as nëse Shoigu kishte hyrë personalisht në Ukrainë. Një video e shkurtër e publikuar bashkë me deklaratën, tregonte Shoigu në një helikopter ushtarak dhe disa goditje në një zonë fushore. Njoftimi erdhi ndërkohë vetëm një ditë pasi presidenti rus vladimir Putin zhvilloi një takim me komandantët më të lartë ushtarakë në vend, përfshirë edhe vetë ministrin Shoigu, duke kërkuar prej tyre propozime se si duhej të vazhdonte fushata ushtarake e rusisë në Ukrainë. Një seri disfatash në 10 muaj luftë, kanë rezultuar me tërheqjen e rusisë nga zonat rreth kievit dhe qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, e më së fundmi edhe nga qyteti i Khersonit. E gjithë kjo ka detyruar Putinin të thërrasë nën armë rezervistët dhe ka gjeneruar kritika të rralla publike nga blogerët ushtarakë dhe disa aleatë po ashtu. Që nga emërimi në tetor i gjeneralit të forcës ajrore Sergei Surovikin, si udhëheqës të luftës, forcat tokësore ruse janë fokusuar më shumë në mbrojtje se sa në sulm, me valë sulmesh ajrore mbi qytete që kanë lënë me mijëra civilë ukrainës pa ngrohje, pa energji dhe pa ujë për ditë të tëra, ndërkohë që dimri ëhstë ulur këmbëkryq në vend.

Top Channel/ NATO jep alarmin: Rusia, kërcënimi më i madh i sigurisë
26/03 22:14
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale në 900 euro, ja kur hyn në fuqi
26/03 22:10
Top Channel/ Trump: Do jem makthi i Iranit! Shtojmë sulmet, nëse nuk ulen në negociata
26/03 20:01
Top Channel/ ‘Dua të vdes e bukur’, 25-vjeçarja zgjedh eutanazinë pas paralizës, rrëfimi i fundit
26/03 15:47
Top Channel/ Trump paralajmëron Iranin: Merreni seriozisht planin e paqes që u dërgova, s’keni kohë
26/03 15:26
Top News – I dhuron një çifte Kim Jong Unit…Lukashenko në Penian, firmosin traktatin e ‘miqësisë’
26/03 15:06
Top News- Trump shpërthen sërish kundër NATO-s: Nuk kemi nevojë për të, por nuk do ta harrojmë kurrë
26/03 14:56
Top Channel/ “Hallka e fshehtë”? Kush është njeriu me të cilin SHBA synon komunikimin në Iran!
26/03 14:43
Top Channel/ Korrupsioni, Marta Kos mbron deklaratën e saj: Duhet ndryshuar mentaliteti!
26/03 14:42
Top News – Mbante anakonda, pitonë dhe boa në bodrum / Policia zbulon reptilët, mbaheshin ilegalisht
26/03 14:16
Top News – Përgjegjës për mbylljen e Hormuzit / Izraeli vret shefin e marinës iraniane, sulm ajror
26/03 13:36
Top News – Armët, nga Ukraina në Lindjen e Mesme / Pentagoni devijon dërgesat, lufta në Iran vazhdon
26/03 13:34
Top News – Dy të vrarë në Abu Dhabi / U goditën nga mbetjet e një raketë të rrëzuar iraniane
26/03 13:27
Top News – Putin çon armë vdekjeprurëse në Iran / Dërgesa të fshehta dronësh dhe inteligjencë
26/03 13:24
Top News – Kina sfidon SHBA, më afër Hënës / Gara për hapësirën, ‘sytë tani nga Marsi’
26/03 13:23
Top News – Jeta nën zjarr në Belgorodin e Rusisë / Alarm raketash! Kur lufta të vjen në shtëpi…
26/03 13:00
Top News – Avion luftarak ‘i bërë në vend’ / Prezantohet supersoniku F-39E Gripen në Brazil
26/03 13:00
Top Channel/ Kthehet bora në Ballkan: Fronti polar sjell gjysëm metri dëborë në Kroaci!
26/03 12:03
Top Channel/ META dhe Facebook humbin gjyqin me 20 vjecaren: Fajtor për krijim varësie!
26/03 11:49
Top Channel/ “Përgatituni për turbulenca”, BBC: Lufta e zgjatur në Iran do ndikojë te fluturimet!
26/03 11:48