Në sitën e policisë rrugore këtë herë ishin shoferët në Berat. Kontrollet janë zhvilluar në akset kryesore të qytetit ku janë gjobitur një numër I lartë drejtuesish mjetesh të konstatuar në shkelje. Pjesa më e madhe e gjobave janë vendosur për parkim të gabuar, por nuk kanë munguar as ato për shpejtësi tejnormave të lejuara.