Ambasada Amerikane në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët amerikanë dhe personelin e saj të shmangin demonstratën e PD që do të zhvillohet në orën 17:00. Nisur edhe nga protesta e 24 janarit, ku situata përshkallëzoi në përdorimin e molotovëve, ambasada e SHBA njofton se situata mund të përshkallëzojë në dhunë dhe u bën thirrje qytetarëve amerikanë të shmangin rrugët rreth protestës, të qëndrojnë vigjilentë dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale. Ambasada theksoi se edhe pse protestat fillojnë shpesh në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë shpejt.