Një kamion është përplasur nga treni I linjës Vorë - Shkodër - Vorë, ku fatmirësisht nuk ka të lënduar. Aksidenti ndodhi në Fushë-Mamurras, ku drejtuesi i mjetit nuk ka qenë në dijeni se linja hekurudhore ishte hapur për pasagjerë dhe nga mungesa e vëmendjes është goditur nga lokomotiva. Përplasja ishte e fortë duke penguar vazhdimin e lëvizjes së trenit e po kështu edhe e udhëtarëve.