Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku ka inspektuar nisjen e punimeve për sistemimin dhe asfaltimin e segmentit rrugor Maqellarë-Peshkopi, pjesë e Rrugës së Arbërit. Sipas ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, projekti është 8.4 kilometra, rreth 2.4 km më i shkurtër se rruga ekzistuese.