Diçka është e kalbur në rrugët e Shkupit ose të paktën votuesve të tij mund t'u falet nëse mendojnë kështu. Fillimisht, pati zjarre toksike në vendgrumbullime mbeturinash rreth kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut, që zgjatën për javë të tëra. Më pas, kontejnerët e mbeturinave filluan të tejmbusheshin pasojë e një kolapsi në shërbimin e mbledhjes së mbeturinave në qytet, duke i bërë plehrat një fushë beteje në zgjedhjet e ardhshme lokale. Por, ashtu si mbeturinat, edhe fushata ka qenë po aq e pisët, shkruan AFP.