6 zjarrvënës janë arrestuar nga efektivët e policisë në Durrës, Kavajë dhe Fier. Azem Kola nga Kavaja i vuri zjarrin disa barishteve, por flakët të ndihmuara nga era u përhapën. Për pasojë u dogjën tre godina në fshatin Karpen të Golemit, që përdoreshin si depo për mbajtjen e ushqimit të bagëtive. Policia e Kavajës arrestoi në flagrancë 63 vjeçarin, Kola.