Tregtarët e prekur nga tragjedia pohojnë për mediat se presin një përgjigje nga autoritetet dhe mundësinë e një dëmshpërblimi. Ata thonë se shkak janë instalimet e dobëta elektrike dhe janë paraqitur për të siguruar bizneset e tyre, por se janë refuzuar. Përveç dëmeve të drejtpërdrejta në treg, flakët shkaktuan shqetësim edhe te banorët përreth, ku në disa pallate hiri i flakëve mbërriti deri në katet e larta të tyre.